Loading...

Rama i bën prap thirrje Bashës: Shqip na shani, anglisht…

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot se nuk do te rreshte se shtriri doren e bashkepunimit per opoziten, pasi te trokase ne deren e saj nuk i don nevoja por vetedija per te bashkepunuar per Shqiperine. Ai ka kerkuar qe kryeprokurori i ri te zgjidhet me mirekuptim me opoziten sepse vendi sic tha Rama eshte drejt 6 muajve vendimtare per celjen e negociatave per anetaresim ne BE.

“I lutem shume Lulzim Bashes ta degjoje mire kete mesazh dhe te marre mire pergjegjesine e udheheqjes se opozites se negociatat nuk jane nje proces qe zgjat sa nje mandat dhe sa me shpejt te celen negociatat aq me mire eshte per Shqiperine dhe aq me mire per forcat politike qe udheheqin kete vend. Shqip le te derdhen lumenjte e sharjeve, anglisht le te jemi bashke njesoj”.

“Baza ligjore për kruyeprokrurin është e qartë, por për fat të keq ka krijuar sërish një situatë moskuptimi me opozitën, ose nga ana e opoizitës, të cilës unë përfitoj nga rasti t’i drejtohem përsëri me thirrjen që ne ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar çdo mundësi mirëkuptimi dhe për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar të Prokurorit të përkohshëm. Ne e kemi qartësisht mundësinë dhe të drejtën që ta zgjedhim Prokurorin e përkohshëm me shumicën që kemi në dispozicion, por ashtu siç kishim mundësinë dhe të drejtën që të hynim në zgjedhje pa i shtrrirë dorën në mënyrë të vazhdueshme opozitës, nuk e shfrytëzuam atë mundësi në emër të diçkaje më të madhe që është interesi kombëtar dhe interesi publik.

Sot, përsëri jemi shumica që e shikon këtë çështje jo me syrin e momentit, jo me qëllime të tjera, përpos qëllimit strategjik të vendit tonë që është në radhë të parë i materializuar në çeljen e negociatave me BE. Ky është një moment ku nëse ka vullnet, largpamësi jo vetëm nga ne por edhe nga opozita, ne mund ta shfrytëozjmë si një pikënisje të një procesi bashkëpunimi për të garantuar se Shqipëria, përfaqësuesit e popullit shqiptar në shumicë dhe opozitë, do bëjnë për Shqipërinë gjithccka kanë në dorë për cceljen e negociatave me BE. Jemi më afër se asnjëherë çeljes së negociatave për anëtarësim”, u shpreh Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com