Loading...

Policia i vihet pas Benz-it që ‘fluturonte’ në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës në kuadër të aksionit për kontrollimin me radarë të rrugëve në zonat e banuara ka ndaluar një drejtues mjeti që ecte me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Bëhet fjalë për një drejtues me mjet tip “Benz” që ecte me 119 km/orë në një zonë të banuar ku lejohet shpejtësia me 40 km/orë.

Policia ka njoftuar kolegët për ndalimit e drejtuesit të mjetit, këta të fundit e kanë pezulluar lejen e drejtimit për 3 muaj. Shoferi ka qenë me shpejtësi të madhe dhe është ndëshkuar mirë.

Ai është kapur nga radari dhe polici ka njoftuar me radio kolegët që të ndalojnë. “Mbaje atë Benz-in, mbaje, është me 119 km në orë brenda qendrës së banuar”- thotë ai. “119 km/orë në qendër të banuar. S’ka koment për këtë. Deri në 3 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit”-njofton policia.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com