Loading...

Koalicion me LSI-në? Lulzim Basha jep lajmin që askush nuk e priste

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha sonte se PD nuk ka asnjë aleancë apo koalicion me LSI-në.

Duke folur në një intervistë televizive, Basha tha se ka një front të përbashkët opozitar të krijuar pas shpërthimit të skandalit Tahiri, në vetëdijen e të gjithë forcave politike, të Partisë Demokratike dhe të LSI-së dhe të forcave të tjera politike, si e vetmja rrugë për tu përballur me këtë të keqe të madhe është lënia mënjanë e çdo diference tjetër dhe bashkimi për kauzën e drejtësisë dhe të qeverisë antimafia si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Partia Demokratike pretendon dhe po fillon të ndërtojë një aleancë vlerash me gjithë qytetarët, jo thjeshtë me faktorët politike, me intelektualët, me faktorët ekonomikë, me studentët, me të rinjtë dhe të rejat në veçanti në funskion të një zgjimi të madh kombëtar për tu përballur me të keqen dhe për të diktuar ne fundin e krimit të politikë dhe politikës të lidhur me krimin dhe politika e diktuar me krimin të diktojë fundin e Shqipërisë demokratike”, tha Basha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com