Këtë të dielë, gjatë rubrikës “Ka një mesazh për ty”, Ardit Gjebrea ka zbuluar një sekret të familjes së tij. Në këtë rubrikë ishte i ftuar një gjysh, i cili ndau me publikun eksperiencën si baba vajzash. E pasi mori mesazhin nga e bija ai u emocionua shumë dhe u përlot.
“E shikon, ta prishi rehatinë goca. Ah, ç’të bëjnë gocat… lëre”, i tha Arditi duke e ngacmuar. Krejt papritur gjatë kësaj bisede Arditi ndau me publikun një lajm nga jeta private.
“Sa mirë e kuptoj unë atë krushkun tim për gocën që i ka dhënë çunit tim, por të paktën e kam çunin e mirë…”, u shpreh ai, shkruan “Story”. Kjo deklaratë na lë të nënkuptojmë se djali i tij Jon dhepartnerja Merlin Haxhiymeri e paskan zyrtarizuar lidhjen e tyre me fejesë, derisa dy familjet janë bërë krushq?!