Kolegët i bëjnë ‘gjëmën’ Çiljetës, mbetet jashtë finales
Ka një lajm të keq për Çiljetën…
Votat e kolegëve e kanë lënë jashtë natës finale. Ajo u rikthye në Këngën Magjike me baladën ‘Hajmali’ pas 2 vitesh mungesë.
Kjo është hera e parë që Çiljeta nuk këndon në netët finale të këtij spektakli muzikor.
‘Hajmali’ ishte një baladë me muzikë të Elgit Dodës dhe tekst të Olti Currit.