Kantautori Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu, moderatorja e “Prive” jo vetëm që vazhdojnë lidhjen e tyre, por ajo është konsoliduar tashmë.
Ishte miku i tyre i ngushtë, moderator Alaudin Hamiti ai që ka nxjerrë sekretin e marrëdhenies së fshehtë.Alaudini, i cili shoqërohet vazhdimisht me çiftin në fjalë zbuloi indirekt se lidhja mes jo vetëm që vijon, por po hedhin hapa edhe më seriozë.
Madje, për t’i bërë qejfin mikeshës së tij, ai i dorëzon Florit emisionin që ka më shumë përzemër dhe që e moderon prej vitesh programin e vitit të ri në Kosovë.
Kjo dëshmon se lidhja mes Florit dhe Libertës vijon në fshehtësi, një raport të cilin të dy kanë vijuar ta mbajnë të fshehtë.
E sipas mediave në Kosovë, ka qenë pikërisht Liberta arsyeja që Flori la Tiranën dhe nisi një jetë të re në Prishtinë.