Ambasadori amerikan Donald Lu është takuar sot me Prokuroren e përkohshme Arta Marku. Lu me stafin e tij është pritur në Prokurorinë e Përgjithshme nga vetë Marku në orën 10:00.
Takimi ndërmjet tyre zhvillohet para mbledhjes që Marku do të ketë me vartësit e saj. Ambasadori Donald Lu e ka përkrahur zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme.
Një ditë më parë, ambasadori u takua më vete me krerët e partive opozitare, Kryetarin e PD, Lulzim Bashën dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, pas protestës që mbajti brenda dhe jashtë Kuvendit, opozita, për të kundërshtuar zgjedhjen e Prokurores.