Ndonëse është treguar gjithnjë e rezervuar në lidhje me jetën e saj private, Alketa Vejsiu duket se dalëngadalë po fillon të ndryshojë politikë.
Si rrallëherë moderatorja e njohur përgjatë këtij viti ka nisur të postojë foto nga pushimet e saj jashtë Shqipërisë e për çudinë e të gjithëve, nuk kanë munguar edhe fotot me bikini.
Vejsiu momentalisht po shijin pushimet dimërore nën diellin e Miami-t, nga ku së fundmi, ka postuar një foto që i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Moderatorja e njohur ka ekspozuar këmbët e saj të tonifikuara e tepër joshëse, duke dëshmuar se ndonëse është një femër me një jetë profesionale tepër të ngarkuar, nuk harron të kujdeset edhe për linjat trupore. Gjithashtu, Vejsiu ka postuar edhe një tjetër foto ku shihet pa makeup, por tepër e freskët.
Loading...