I riu që u përfshi në një aksident me eskortën e Kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që po udhëtonte drejt Korçës, është dënuar ditën e sotme.
Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë Spiro Naçi, 29 vjeç në arrest me burg për 30 ditë.
Naçi u arrestua në flagrancë për aksidentin e datës 27 nëntor në afërsi të fshatit Biranj, ku u plagosën dy efektivë të Gardës së Republikës.
Apeli nuk mori parasysh kërkesën për një masë më të butë sigurie për Naçin.
Ai u la në gjendje arresti nga Gjykata e Shkallës së Parë, me argumentin se për një periudhë 30 ditore do të dilte ekspertimi mjeko-ligjor dhe ai auto-teknik në lidhje me aksidentin.
Gjatë aksidentit, i riu me një mjet Woslwagen po udhëtonte në krah të kundërt me eskortën.
Duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpejtësisë e lagështisë në rrugë, Naçin ka goditur makinën e 4-rt në radhë të eskortës së Ramës, e cila doli nga rruga.