Loading...

Vlore:Kalimtarët nuk respektojnë vijat e bardha

Kalimtarët nuk respektojnë vijat e bardha

Vijat e bardha edhe pse janë përforcuar duke u bërë në këtë mënyrë mjaft të dukshme përsëri respektimi i tyre mbetet problematik më vete në qytetin e Vlorës

Njerëz të cilët kalojnë ngado por vetëm jo tek vijat e bardha, madje ka nga ata të cilët janë “vet zot” në kontekstin që kalojnë në anën tjetër të rrugës duke shfrytëzuar rotontot apo udhëkryqet, në këtë mënyrë rreziku për aksidente shtohet duke ia u bërë të vështirë qarkullimin edhe drejtuesve të mjeteve.

E po, nuk mbaron me kaq, nuk mund te lihen pa përmendur rastet ku protagonistët e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor janë drejtuesit e mjeteve, e pafalshme kjo për ata të cilët tregojnë muskujt dhe bëjnë gara shpejtësie brenda qytetit në zonë të banuar, duke ndjekur moton “Le të hapin rrugën se sytë në ball i kanë”.

E në të tilla momente shohim njerëz të cilët presin me minuta të tëra në cep të vijave të badha me shpresën se ndonjë shofer zemërmirë do ti lejoj të kalojnë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com