Loading...

Lirohen Albin Kurti dhe deputetët e arrestuar

Gjykata e Apelit ka vendosur t’i lirojë nga paraburgimi Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Donika Kadaj- Bujupin.

KALLXO.com merr vesh se vendimi për lirimin e tyre është marrë pas ankesës së mbrojtjes në gjykatën e Apelit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i gjykatës Arbër Jashari. Ai ka sqaruar se Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi do qëndrojnë në arrest shtëpiak ndërsa deputetja Albulena Haxhiu do jetë e lirë pa ndonjë masë siguruese.

Deputetët e opozitës u arrestuan gjatë së premtes me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës në një aksion të policisë në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Seanca e radhës ndaj deputetëve pritet të mbahet me 1 dhjetor.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com