Loading...

Larguan Sokol Ballen, ja çfarë kronikash jep Top Channel për Saimir Tahirin

Disa dite me pare Top Channel shkarkoi Sokol Ballen si drejtor informacioni dhe mesa duke ndryshimi po vihet re shpejt!

Top Channel ka publikuar sot nje kronike televizive ku ngre pyetjen: Ku është Saimir Tahiri? Prokuroria parashikoi largimin, por nuk kërkoi bllokim pasaporte

Ja kronika:

Ish-ministri i Brendshëm nën hetim, Saimir Tahiri u largua në Gjermani, udhëtim për të cilin avokati i tij nuk kishte dijeni.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur kërkoi autorizim për arrestimin e ish-ministrit, i druhej një largimi të mundshëm.

Kuvendi mori vendim për të lejuar kontrollin personal dhe të banesës për deputetin, por pa e shoqëruar këtë me kërkesën për bllokim pasaporte.

Pas ndryshimeve ligjore për kufizimin e imunitetit të deputetëve, masa e sigurisë “ndalim largimi jashtë vendit”, pra bllokimi i pasaportës nuk ka nevojë për autorizim nga Parlamenti.

Por prokuroria nuk ia kërkoi këtë gjykatës. Pse? Parlamenti nuk e autorizoi arrestimin, por as Prokuroria nuk ia bllokoi pasaportën. Ndërkohë që publiku me të drejtë pyet sot: Ku është Saimir Tahiri?

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com