Një dasmë superluksoze ku nusja merret me helikopter, rrallë ndodh në vendin tonë.
Është pikërisht dita e shënuar e “sheikut” të Durrësit Ernand Dauti, i cili ka kurorëzuar dashurinë me vajzën e ëndrrave të tij.
Ngjyra e kuqe e “Audit” dhe makinave të tjera luksoze të tij mbizotëronte në dasmë.
I gjithë spektakli i automjeteve luksoze ka rënë shumë në sy.
Nuk kishte si të kalonte pa u vënë re parada e “përbindëshave” shumë të kushtueshëm.
Mënyrë e veçantë kjo për të marrë nusen dhe padyshim që qershia mbi tortë ishte helikopteri që dallonte në “artilerinë e rëndë” të Ernandit.