[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Vlorës për shpërndarjen e “Çmimeve të Arta të Lungomares”.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tregoi disa nga projektet që qeveria ka në plan këtë mandat. Ajo që bëri përshtypje ishte ideja e një tuneli në Llogara.
Këto nuk do të jenë projektet e fundit në qytetin e Vlorës, do nisim bulevardin e ri që do sjelli transformim po kaq të madh përgjatë trupit të qytetit. Do vijojmë me investimin për qendrën historike të Vlorës, që do i japë qytetit një mundësi për të shfaqur identitetin e vet, më pas me transformimin e aksit që na çon nga Radhima në Orikum, do ketë përgatitje edhe për vijën bregdetare të Orikumit.
Jemi në diskutim për të finalizuar projektin, nga Orikumi, përmes Llogarasë drejt Himarës, po shohim dy variante, variantin e projektit ekzistues për ta bërë me standarte europiane, dhe variantin tjetër për një tunel në Llogara, ju mos u tregoni të paduruar” tha Rama.