Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë mbremjen e djeshme në emisionin e gazetares Eni Vasilit lidhur me incidentin e aq shumeperfolur që ka patur në një darkë me Adi Krastën, vite më parë, në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Që nga ai incident, për Krastën, që asokohë ishte pjesë e Agon Channel, pati jo pak peripeci. Vetë Krasta ishte shprehur para pak ditësh se gazetarët nuk duhet të pyesnin vetëm atë për incidentin, por edhe Ramën.
Rama tha: “Adi Krasta mund të mbaj mend një darkë me mua, por unë nuk jam i detyruar të mbaj mend ndonjë darkë me Adi Krastën”.