Loading...

Femrat shqiptare mësyjnë drejt Dubait, çdo vit 7000 të rinj aplikojnë për në Lindjen e Mesme

[sgmb id=”1″]

Endrra amerikane sigurisht është një mit për shqiptarët, por së fundmi është Lindja e Mesme e cila është kthyer në vendin e preferuar.

Por jo për ndërtesat marramendëse, por për të gjetur një punë të mirëpaguar.

Sipas drejtuesve të agjencive ndërmjetësuse mes vendit tonë dhe kompanive të huaja numri i aplikantëve është gjithnjë në rritje, dhe jo në të njëjtin proporcion  me vendet që kërkohen.

Zhvillimi i dy dekadave në Dubai ka bërë që sektorët e ndërtimit dhe të turizmit të ofrojnë hapsirat më të mëdha për punësim.

Kërkesat më të larta janë për femrat.

Kontratat e punësimit përfshijnë në të shumtën e rasteve një periudhë dy vjecare, pa shkëputje.

Në kuadër të zbatimit të kontratës, kompanitë mbajnë peng edhe pasaportat e punonjësve si një mënyrë detyruese për zbatimin e marrëveshjes.

Shpesh herë të rinjtë shqiptarë që kanë shkuar në Dubai, pavarësisht premtimeve për rroga të mira, janë kthyer të zhgënjyer, pa marrë atë që prisnin!

Shumë prej premtimeve të këtyre agjencive në fakt, janë thjesht mashtrime.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com