Luana Vjollca është kthyer në një prej figurave kryesore të “Top Channel” dhe këtë e vërteton fakti që drejton emisionin prime time të shtunën në mbrëma, që zakonisht i besohet emisioneve më të rëndësishme të një televizioni.
Duke qenë jo vetëm prezantuese por edhe bashkautore e “Shiko kush luan”, mund ta merrni me mend se shpërblimi është i majmë. Ajo thuajse e zbuloi dje, gjatë lojës “Ndaje ose haje”, kur i duhet ose t’i përgjigjet një pyetjeje, ose të hajë ushqimet aspak të ngrënshme mbi tavolinë.
E pyetur nga Bes Kallaku sa ia kanë rritur rrogën tani që është bërë autore, Luana e pa tërë siklet, u mendua ca dhe tha:
“Ok, po them një 5-she, po sa 0 ka mbrapa, nuk po e them.”, dhe meqë s’e zbuloi të tërën piu filxhanin me salcë tabasco.
Që nuk i kanë shtuar 50 mijë të vjetra, nuk ia kane shtuar. Por edhe 500 mijë të vjetra, duke patur parasysh se rroga si drejtuese programi rrotullohet tek mijëshet e eurove, nuk besojmë. Luana e kishte fjalën për një 5 milionësh.?!
Loading...