[sgmb id=”1″]
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Patos Fier. Sipas Policisë mësohet se në aksidentin e ndodhur te ‘’kthesa e Patosit” një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Ende nuk dihen identitetet e tyre, ndërsa viktima mësohet të jetë femër, dhe ka qenë e ulur në vendin e pasagjeres, rreth 23 vjeç.
DETAJET:
Në datën 02.11.2017, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos– Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal mjeti tip “Benz” me targa AA 551 OB.
Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi E.E, 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja ende e paidentifikuar rreth 23 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.