[sgmb id=”1″]
Dy të rinj me një motor Ap 247 ishin duke ecur në bulevardin nga kali trojës në drejtim të skelës, në atë moment një automjet me shpejtesi i ka goditur nga mbrapa duke i hedhur në një lartësi të lartë.
Menjëherë ka mbërritur ambulanca dhe forca te shumta policie po merren me shkaqet si ndodhi aksidenti.
Një nga të rinjtë është shoqëruar në spitalin rajonal të Vlorës pasi mori dëmtime në kokë. Policia është vënë në ndjekje të makinës që goditi motorin.
Raste të tilla në Vlorë janë të shpeshta, dhe sot paradite pranë Aleksandrisë një grua është shtypur duke u dëmtuar në pjesën e poshtme të trupit.