[sgmb id=”1″]
Ines Rau, francezja do të pushtoj ballinën e “Playboy” për numrin e muajit nëntor të këtij viti.
Ajo në këtë formë modelja e parë transgjinore që do shfaqet në historinë 64-vjeçare të revistës.
“Bukuria e çdo gruaje meriton të festohet”, tha 26-vjeçarja duke shtuar se “Askush nuk meriton të jetë një grua më shumë se ato (gratë trans) të cilët zakonisht vuajnë nga abuzimi dhe trajtohen si asgjë”.
Rau, i cili më parë ka punuar me shtëpinë e modës Balmain dhe Vogue Italia, tha se themeluesi i Playboy, Hugh Hefner, e kishte zgjedhur personalisht atë që të jetë në numrin e parë të ballinës pasi të ndërron jetë.
Përzgjedhja e revistës ka nxitur reagime të ashpra të lexuesve, duke akuzuar udhëheqësit e tanishëm se po i humbasin vizionin e gazetës.
Por, djali i Hefnerit, Cooper Hefner, përmes një mesazhi në Twitter u ka bërë thirrje lexuesve të jenë më të hapur.
“Ne duhet të luftojmë kolektivisht për një botë më të hapur dhe jo të nxisim urrejtje”, tha ndër të tjerash Cooper.
Kujtojmë se themeluesi dhe pronari i revistës ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare në shtator të 2017.