[sgmb id=”1″]
Teksa shumë të tjerë bëjnë pushime 1 herë në vit, Aurela Hoxha ka luksin të pushojë e të bëjë udhëtimë disa herë në vit. Maldive, Ibiza, Tajlandë janë disa nga vendet ku Aurelën e shohim thuajse çdo vit. Por kush ja paguan modeles këto udhëtime?
E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Aurela zbuloi se pushimet ja paguan një sponsor. Ndërsa moderatori Ermal Mamaqi e ngacmoi duke i thënë: “Kaq koprac e paske të dashurin…”. “Si ka mundësi që të gjitha vajzat e famshme nuk thonë asnjëherë që pushimet ja paguan i dashuri”, e pyeti Ermali Aurelën.
“Mendoj që kur ti udhëton me të dashurin, nuk ka vend për të thënë se kush i pagon sepse ai nuk është sponsor. Është logjike që i dashur të të paguajë udhëtimin. Nëse udhëton për punë dhe mbulon shpenzimet e tua nuk ka asgjë të keqe, nuk do të thotë që i dashuri jot është koprac. ,”, u shpreh Aurela.