[sgmb id=”1″]
Një aksident me një shqiptar të vdekur ka ndodhur në Greqinë fqinje.
Viktima është një 46-vjeçar, raportojnë sot mediat lokale, pa bërë të ditur gjeneralitetet e tij.
Makina e bardhë tip “Suzuki” me të cilën lëvizte shqiptari ka dalë nga rruga në kilometrin e 50-të të rrugës PEO Lamia – Larissa, rreth orës 20:00 të kësaj të diele.
Shoferë të tjerë tentuan ti vinin në ndihmë 46-vjeçarit dhe lajmëruan policinë, por shqiptari humbi jetën.
Një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen.