[sgmb id=”1″]
I ftuar në spektaklin ‘Xing me Ermalin’, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tregoi një talent të tijin që pakkush e di.
Së bashku me moderatorin Ermal Mamaqi, ai mori mikrofonin për të kënduar një këngë të grupit Ritfolk me tekst të modifikuar me nota humori e ironie dhe për habinë e të gjithëve, nuk ishte aspak keq.
Me një zë të denjë për një këngëtar rroku, Tahiri surprizoi publikun që i dhuroi atij duartroktije të shumta për performancën.