[sgmb id=”1″]
Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Sidrit Bejleri ka kujtuar vajzën e tij të ndjerë.
Sot, Sofia do të mbushte 10 vite jetë por që u nda nga jetë kur ishte vetëm 19 muajshe- shkruan Indeksonline.
Bejleri, thotë se duhet ta dijmë që askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.
Shkrimi i plotë i tij:
Kjo është Sofi Sidrit Bejleri. Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti! Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha… Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij… Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës… Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!