Loading...

Rruga e Kaninës në Vlorë, 2 milionë USD për rikonstruksionin

[sgmb id=”1″]

Ka shpallur edhe ofertën fituese për kompaninë që do të ndërtojë rrugën e Kaninës në Vlorë Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Gjoka Konstruksion sh.a e cila ka parashikuar ndërtimin në një vlerë rreth 2 milionë dollarë përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Në garë morën pjesë gjashtë kompani si “Alb Tiefbau” shpk , “PE-VLA-KU” shpk , “Riviera” shpk , “Curri” shpk, “Victoria Invest” shpk,  “Gjoka Konstruksion” sha por vetëm ky i fundit ka arritur të kualifikohet.

Arsyet e skualifikimit të ofertave të tjera duket se lidhen me financimin më të lartë sesa fondi limit, në disa raste ka mungesë dokumentacioni, mungesë në plotësimin e kritereve.

Rruga e Kaninës e cila pritet të përfundojë brenda 6 muajve nga lidhja e kontratës konsiderohet si nyja kyçe që lidh qytetin me pjesën e fshatit Kaninë si dhe Kalanë e kësaj zone, një nga atraksionet turistike të Vlorës e cila daton në shekullin e III.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur të bëjë financimin e rrugës së Kaninës si pjesë e projektit “Zhvillimi i Alpeve dhe zonave bregdetare”.

Punët që do të kryhen përfshijnë nga asfaltimi deri tek gjelbërimi i rrugës në pjesën anësore të saj.

Rruga e dëmtuar Vlorë-Kaninë jo në pak raste shërben si kufizuese për vizitat në këtë zonë. “Punimet konsistojnë në rikonstruksion, peizazhe, rigjenerimin urban. Rruga do mundësojë rritjen e aseteve, lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve që aksesojnë kështjellën” thuhet në dokumentin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

E njëjta rrugë harmonizohet edhe me By-pass-in e Vlorës, segemet i cili aktualisht është i papërfunduar dhe që është nxjerrë për tenderim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Operatorët e interesuar duhet që të paraqesin ofertat deri në  25 tetor 2017.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com