[sgmb id=”1″]
Nis puna për paisjen me “Tapetë Bari” në shëtitoren “Lungomare”.
I pranishëm kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli, u prononcua për mediat duke bërë të ditur detaje të projektit në finalizim e sipër, puna për të cilin u stopua në muajt e verës me arsyetimin e shmangies së pengesave e besdisjeve ndaj turistëve e vizitorëve.
Tapeti i barit do të montohet në një sipërfaqe prej 20 mijë metër katrorë.
Leli shpjegoi pse mbjellja e barit u zëvendësua me tapetin e barit, shkaku kryesor ishte përballimi i kushteve atmosferike dhe kripës ndërkohë që është punuar për rreth tri muaj në drejtim të sistemit të vaditjes në këtë zonë. Sot firma do të realizoj shtrimin në 900 metra katrorë për të vijuar në ditët vijuese me montimin e tapetit të barit.
Ajo ç’ka u komentua gjerë nga qytetarët dhe u kritikua nuk u la jashtë vëmendjes së Lelit, ‘Stolat Inteligjent’, zënë vetëm 5% të investimit total të projektit ‘SMART CITY” dhe do të kenë funksion të rëndësishëm pasi një fibër optike rreth 8 km e gjatë do të lidhet me institucionet e ruajtjes së qetësisë publike duke përcjell imazhet e zonës.
Qellimi është sigurimi i mbrojtjes e jetës së qytetarëve dhe turisteve si dhe kontrolli mbi trafikun.
Imazhet synohet të paraqesin ‘Monitorim Online’ të trafikut në pjesët kryesore të qytetit duke mbajtur të informuar qytetarët dhe vizitorët.