[sgmb id=”1″]
Automobilat klasikë Ferrari në ankandet e shitjes shpesh arrijnë vlera milionëshe, por modeli i garave 275 P nga viti 1964 mund të thyejë të gjitha rekordet e deritanishme.
Rekorderi i ri potencial, kur bëhet fjalë për shitjen në ankand të automobilave klasikë sportivë Ferrari, është i njohur për atë se Jean Guichet dhe Nino Vaccarella në vitin 1964, sollën fitoren e fundit ekipit Ferrari në garën e njohur 24 orë në Le Man.
Duke iu falënderuar vlerës së tij historike, Ferrari 275 P mund të shitet për 35 milionë dollarë, ose madje edhe 38 milionë sa ishte shitur në vitin 2014 modeli Ferrari GTO, i cili sot mban rekordin kur bëhet fjalë për modelet klasike të kësaj kompanie në ankandet publike. Modeli 275 P në shkurt 2018 do të gjendet në ankandin në Paris.