Loading...

22 persona të vdekur! Numri i aksidenteve në Shqipëri pëson tjetër rritje.

[sgmb id=”1″]

Sipas INSTAT në muajin Gusht 2017 numërohen 215 aksidente rrugore nga 198

aksidente të ndodhur në Gusht 2016. Në krahasim me Gusht 2016, numri i aksidenteve është rritur

me 8,6 %.

Numri i të aksidentuarve është 292 persona nga 294 që ishte një vit më parë.

Në tetëmujorin 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 0,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një

viti më parë.

Numri i personave të plagosur gjatë muajit Gusht 2017 është 270 nga 269 persona të plagosur në Gusht

  1. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2016, ky numër është rritur me

29,1 %.

Në Gusht, aksidentet rrugore, në 83,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të

mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 25,6 % të

numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 3,5 %, krahasuar me të një njëjtën periudhë të një viti

më parë.

Në tetëmujorin 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

zënë 80,7 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke

zënë 27,6 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 5,2 % me të njëjtën periudhë të një viti

më parë.

Në Gusht 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com