Loading...

U padit se rrihet burrin, këngëtarja shqiptare nis një tjetër histori dashurie me biznesmenin.

[sgmb id=”1″]

Divorci i Suela Kalasë dhe Saimir Çilit u trajtua gjatë në media për shkak se konflikti i tyre nuk mbeti një çështje brenda çiftit.

 Ndoshta ata nuk e kanë fshirë nga jeta e tyre atë ngjarje traumatike, megjithatë Suela duket se zemrës i ka gjetur shërim.

Në faqen e saj, ajo ka postuar një foto me një mashkull dhe të gjithë të njohurit e urojnë, që tregon që kjo foto është një shpallje publike e historisë së re të dashurisë.

Revista Who ka shkruar që mashkulli në foto është një sipërmarrës me aktivitetin e tij në Itali. Nuk dihet sesi iu janë kryqëzuar rrugët, por e rëndësishme është që Suela dhe partneri i ri ndihen mirë.

Suela jeton në Tiranë me vajzën e saj, Isea. Pas divorcit me Saimir Çilin, gjykata ka vendosur që Suela do të mbante vajzën e tyre të vetme. Tashmë duket se nga psikologia që e kemi dëgjuar edhe të këndojë në skenë, do të kemi edhe lajme të bukura me entuziazmin që  fal një dashuri e re.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com