[sgmb id=”1″]
Merkatoja e televizionit duket se nuk ka përfunduar ende ndërkohë që sezoni i ri televiziv është fare pranë. Lëvizja më e re është bërë nga televizioni “Klan”, që pas rekrutimit të Marina Vjollcës e disa emrave të tjerë, ka bërë pjesë të këtij televizioni edhe dy emra të tjerë.
Bëhet fjalë për shefat e kuzhinës Alfio Rrotani dhe Indrit Çela që siç bën me dije “Anabel.al”, do të zhvendosen në “Klan” për një emision të ri gatimi, që do të mbajë vulën e producentëve Pandi dhe Bledi Laço.
Alfio dhe Indriti morën famë që prej spektaklit “MasterChef” në “Top Channel”, ndërsa më pas u transferuan në “In Tv” për emisionin e përjavshëm “Kripë dhe Piper”.