[sgmb id=”1″]
Divorci i çifitit Klaudia-Albi ishte diçka e papritur nga të gjithë. Shkak sipas tyre, ishte largësia nga njëri tjetri duke qenë se Albi jetonte në Shqipëri ndërsa Klaudia kishte vazhduar një karrierë të suksesshme në Itali si dhe ka hapur shkollën e saj të baletit atje.
Por ndarja e tyre i ka ndarë edhe ndjekësit e çiftit në dy klane të ndryshme. Madje me njërën prej tyre Klaudia është konfliktuar në komente.
“Boll me këto poza. Sa u ndave me burrin, del në shesh. Nuk ma kishte marrë mendja që do të ndaheshe me burrin që të solli në Itali”-shkruan komentuesja. “Zemër në Itali erdha me avion dhe direkt në Mediaset. Cdo histori ka një fillim e një fund, nuk ëhstë fundi i botës. Në një raport, në dy, faji është gjithmonë i të dyve. Gjithë të mirat”- iu përgjigj komentueses Pepa.