Loading...

Ja dy ministrite qe Rama mund te shkri ne Shtator !

Kryeministri Edi Rama, i cili u rikonfirmua në krye të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme, pas fitores së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, pritet të bëjë ndryshime të shumta në kabinetin e tij qeveritar, duke filluar nga muaji shtator.

Mediat raportuan pak ditë më parë për shkrirjen e Ministrisë së Integrimit, e drejtuar nga Klajda Gjosha e LSI, e cila do të bashkohet me Ministrinë e Jashtme, drejtuar nga Ditmir Bushati.
Burime i thanë se një tjetër ministri rrezikon shkrirjen në shtator.

Bëhet fjalë për Ministrinë e Zhvillimit Urban, e cila pritet të bashkohet me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. Në katër vitet e kaluara, gjatë bashkëqeverisjes së Edi Ramës me Ilir Metën, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka qenë në duart e këtij të fundit, dhe ku është sulmuar shumë si një ndër ministritë më të korruptuara dhe të dështuara.

Tashmë nën “strofullën” e saj pritet të futet edhe Ministria e Zhvillimit Urban, e drejtuar nga Eglantina Gjermeni

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com