[sgmb id=”1″]
Figura e saj lidhet ngushtësisht me ekranin dhe me zgjidhjen e çështjeve familjare të shqiptarëve.
Zonja Eni Çobani ka qenë e ftuar në emisionin ‘Thumb’ dhe ka folur për të ardhmen e profesionit të saj. Me sa duket ajo do të braktisë profesionin e juristes për t’iu futur botës së politikës.
Për të është koha dhe mosha e duhur për politikë, duke treguar dhe qëndrimin e sajse nuk është shumë dakord me futjen në botën e politikës në moshë shumë të re..
“Ka ardhur moment i duhur. Edhe mosha e duhur është…Jo nuk jam shumë dakord me futjen në politikë në moshë të re. Populli shqiptar nuk ka votuar në këto zgjedhje. Është fakt dhe këtu kam thënë që është momenti i duhur”, u shpreh Eni.
Kjo zgjedhje e Enit do ta mbajë atë larg ekranit, pasi profile i saj do të jetë më serioz. Mungesa e saj do ndjehet më së shumti nga miku i juristes, Ardit Gjebrea por dhe e publikut që e ndjek çdo të djelë në emisionin ‘Shihemi në gjyq’ .