[sgmb id=”1″]
Në disa nga akset rrugore më problematike të vendit do të vendosen radarë të fshehtë për matjen e shpejtësisë së mjeteve.
Kjo teknologji që vendoset për herë të parë në vendin tonë do funksionojë pa asistencën e evektivave të Policisë Rrugore.
Radarët e fshehtë mund të bëjnë deri në 700 shkrepje në ditë duke fotografuar targat e mjetit në momentin që udhëton mbi shpejtësinë e lejuar.
Aksi Fushë-Krujë-Laç, Tiranë-Durrës dhe Lushnjë-Fier janë akset rrugore të parat ku do të vendosen radarë nga Policia e Shtetit.
Pas fotografimit, gjoba regjistrohet automatikisht në sistem.