[sgmb id=”1″]
Vajza kokëkuqe që u fut në Big Brother bashkë me Denisin si çift, tashmë që ka dalë ka rrëfyer plot të pathëna në lidhje me edicionin e këtij viti.
Gerta Shino u lidh në audicionet e Big Brother me Denisin dhe u nda pasi doli nga shtëpia. Të shumtë kanë qenë dyshues për marrëdhënien e tyre si çift.
Prej disa ditësh, ish-banorja ka udhëtuar drejt Norvegjisë, ku po kalon ditë të bukura me një mashkull në Norvegji, identitetin e të cilit ka vendosur ta mbajë sekret. Ajo ka postuar disa foto me të, që dëshmojnë se është duke jetuar një lidhje vërtet të bukur, por pa dhënë shumë detaje.
E pyetur nga gazeta “Panorama” se ku janë njohur dhe sa serioze e sheh këtë lidhje, Gerta u shpreh se do të flasë në një moment tjetër.
Është e vërtetë që jam në një lidhje të re, por nuk jam ende gati për të folur”, tha ajo. Me sa duket, ajo ka vendosur të flasë kur të bindet rreth kësaj historie të re dashurie, të nisur pas famës që mori në “Big Brother”.
Sa për lojën çift me Denisin, ajo e komentoi: “Të jesh në ato kushte, ku je gjithë kohës nën vëzhgim, është siklet edhe nëse je vetëm. Por me partnerin tim ndihesha më komode, sepse e dija që kisha dikë përkrah dhe që më jepte më shumë shtysë për të vazhduar”.
Ndësra për riskun më të madh të të qenit çift në atë shtëpi, ajo u tha se ishte shumë e vështirë.
Duhet të tregohesh shumë e matur në lëvizjet që bën, pasi aty të gjithë janë konkurrentë dhe një lëvizje e vogël, një veprim i vogël, ata e përdorin për të bërë lojën e tyre, përçajnë çiftin me komente të tipit: ‘Ajo ka qejf atë’, ‘Ky ka qejf këtë’. E sado të kesh besim te partneri apo partnerja, prapë do të ketë debat mes çiftit”.
Në lidhje me jetën e saj jashtë shtëpisë, ajo shprehet:
Jeta ime vazhdon normalisht pranë familjes dhe shoqërisë sime. Me Denisin kishim ide të ndryshme për jetën, komunikojmë ndonjëherë për diçka që ka lidhje me ‘Big’-un, por vetëm kaq e asgjë më tepër”. Le të shohim nëse me të dashurin e ri, një djalë simpatik e me fizik elegant, Gerta do të hedhë ndonjë hap më serioz në marrëdhënien e tyre.