Loading...

Vogëlushi shqiptar shpallet fëmija më i bukur në botë !

[sgmb id=”1″]

Flamuri shqiptar është valëvitur fort në skenën e Antalyas në Turqi, ndërsa 13 vjecari nga Çorovoda Lukas Shehu është kurrorëzuar si më i bukuri i botës. Konkurentët nga Shqipëria të përzgjedhur nga Drejtorja Nacionale për vendin tonë Albana Çakshiri njëherësh organizatore e shumë spektakleve për fëmijë dhe të rritur, kanë qenë më të duhurit.

Për atë se të 7 femijët shqiptarë u vlerësuan me cmime dhe 3 prej tyre me cmimet më të mëdha të eventit. Por ndërkaq me dy cmime është vlerësuar dhe Albana Çakshiri e cila ka qënë njëherësh dhe antare e jurisë ndërkombetare në këtë garë. Miss &Mister Children Çorovoda 2017 eventi i finalizuar vetëm një muaj më parë me fitues 13 vjecarin Lukas Shehu dhe Paula Murtajka surprizuar dhe jurinë e Festival Model&Talent World zhvilluar nga 29 prilli deri në 6 maj në Antalya, Turqi.

Në finalen e kësaj gare botërore qe u trasmetua live nga KanalV ne Turqi dhe nga disa media prestigjoze në botë, Lukas Shehu meritoi cmimin kryesor Grand Prix Supreme, ndërsa ka marë dhe cmimin Best National Costume për veshjen popullore të trevës së Skraparit. Antarja e jurisë ndërkombëtare Albana Çakshiri e cila përzgjodhi delegacionin shqiptar me fitues të garës shqiptare Miss&Mister Children Albania është shprehur për shqiperiaime.al se për herë të parë Shqipëria e fiton vendin e parë në këtë garë.

“Jam e lumtur dhe krenare që femijët shqiptarë bënë diferencën dhe cmimi i madh erdhi në Shqipëri apo dhe cmimi Miss Ballkani gjithashtu që e ka fituar Gerdana Viçishta 12 vjecarja nga Bulqiza e cila është njeherësh Miss Children Albania 2016. Por fituese tjeter e madhe ka qene vogelushja 7 vjecare nga Saranda Paula Myrtaj. Falenderoj prinderit e ketyre fëmijëve që na mbështetën por dhe gjithë shqiptarët qe kane patur mundesinë të na ndjekin live në finalen e madhe ku ka patur të ftuar dhe disa antarë të parlamentit turk”, ka theksuar ndër të tjera organizatorja dhe producentja e shumë eventeve Albana Çakshiri. Nderkaq 13 vjecari Lukas Shehu i cili ka befasuar jurinë me elokuencën e tij por dhe me një anglishte gati të shkëlqyer si dhe seriozitetin me të cilin është paraqitur.”

Natyrisht gara boterore e Turqisw Festival Model&Talent World 2017 nuk do kishte fitues Lukas Shehun nëse një muaj më pare kryebashkiaku i Skraparit z. Nesim Spahiu nuk do i kishte hapur dyert produksionit tëw agjensisë së spektakleve “Albania Event Productions Miss&Mister Children Çorovoda 2017 ku morren pjesë 100 fëmijë konkursntë të moshës nga 6-13 vjec.

Në garën botërorë të Turqise një cmim të rëndësishem ka fituar dhe fierakja e vogël Darli Dimo Miss Fotomodel si dhe është votuar si Shoqëruesja e parë. Femijet shqiptare shkelqyen dhe triumfuan duke u vleresuar me cmime te medha si mëposhte: Lukas Shehu-Grand Prix Supreme /Lukas Shehu-Best National Costume /Gerdana Vicishta-Miss Balkan /Paula Murtaj-Winner Grand Prix(Age category) /Darlin Dimo-1-st Runner Up /Elxhiano Memollari-Winner(Age category) /Kristi Bektasha-Winner(Age category) /Gloria Bibo-2-nd Runner Up Albania Event Productions dhe femijet fitues te Miss&Mister Children Albania tashme jane me te miret edhe ne skenat boterore./Shqiperiaime.al

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com