[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë mëngjes për të uruar ditën e Europës me një urim të veçantë për këngëtaren shqiptare që do të përfaqësojë Shqipërinë në Evrovizion.
Bëhet fjalë për Linda Halimin, e cila sot do të performojë në gjysmëfinalen e parë me këngën “World”.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017. Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë Forca Lindita”, shkruan Rama.