[sgmb id=”1″]Nje dite pazakonte ishte sot per Shkollen e mesme te bashkuar “Hasan Mehilli”Dukat i Ri.Ilirian Dhima Kryetar i Unioni Kombetar Ylliria Tirane dhe njekohesisht Kryetar i Shoqata “Shqiperia”Greqi ne bashkepunim me Shoqata “Shqiperia” Vlore pasuruan biblioteken e kesaj shkolle duke dhuruar 150 libra artistike me tematike te larmishme.
Pjese e ketij donacioni ishte edhe znj.Laureta Petoshati shkrimtare ,publiciste dhe perkthyese e njohur e cila dhuroi nje numer te konsiderueshem te librave qe mbajne autoresine e saj. Drejtoria prane kesaj shkolle Z Gentian Canaj dhe Z Selaudin Neloj shprehen falenderime te perzemerta per kete donacion duke e pare kete aksion si nje rast te volitshem per t’u njohur njekohesisht me objektivat dhe qellimet e shoqates.
Dhuruesit u priten ne nje ambient te ngrohte dhe mbreselenes ku nxenesit kishin pergatitur edhe nje program artistik. Kryetarja e Shoqata “Shqiperia” Vlore Edlira Kapllani vuri ne dukje misionin fisnik te kesaj shoqate ne perhapjen e kultures dhe vlerave ne shoqerine e sotme. Ndekohe per Kryetarin e Unioni Kombetar Ylliria Tirane si dhe kryetar i shoqata “Shqiperia”Greqi Z Ilirian Dhima ishte nje emocion dhurimi i librave ne shkollen ku kishte mesuar ai vete.