Loading...

Plas sherri, Donjeta kërcënon Damianon.

[sgmb id=”1″]

Pavarësisht se ishin një nga çiftet më të preferuara të publikut, qëndrimi i tyre bashkë nuk zgjati shumë pasi Donjeta pa filluar mirë spektakli kërkoi largimin. Vendim që u respektua dhe nga Damiano. Të dy qëndruan të izoluar, aty ku ka ndodhur edhe thyerja e rregullave nga Damiano duke komunikuar me shokët nëpërmjet celularit. Kjo gjë u zbulua fillimisht nga Donjeta e më pas dolën edhe mesazhet e shkëmbyera nga Damiano me shokët.

Pas përjashtimit nga shtëpia, Damiano dhe Donjeta u duk sikur nuk i mbajtën inate njëri tjetrit. Madje u panë të shoqëroheshin bashkë e të dilnin nëpër foto si miq. Por mesa duket kjo ka qenë thjesht sa ‘për sy e faqe’. Mbrëmjen e djeshme ka plasur sherri virtual mes tyre i cili ka pasuar edhe me kërcënime nga Donjeta.

Në një postim të tij Damiano shkruante se e kishte mbrojtur Donjetën dhe i ka qëndruar gjithmonë pranë edhe kur banorët e tjerë i kanë thënë se dukej si mashkull. “Loja ishte lojë, normal që do më mbroje se e kishe të detyruar. Vazhdo shih ëndrra me sy hapur”-ja kthen Donjeta me ironi. 

E sulmuar edhe nga fansat e Damianos, Donjeta ka bërë më pas një postim tjetër ku kërcënon Damianon se ka prova që ai ka folur në telefon gjatë kohës së izolimit dhe që di edhe gjëra të tjera.

Damiano më pas është detyruar të fshijë postimin pas komenteve të shumta në profilin e tij ku ofendonin Donjetën. Ndërsa Donjeta e ironizon duke postuar një fjali të shkruar nga Damiano ku thotë se nuk i intereson çfarë thonë të tjerët për të dhe se ai akoma e respekton dhe e do. “Nuk i intereson se çfarë kam thënë, prapë se prapë më do. Sa i mirë O Zot vdiqa”-shkruan Donjeta me ironi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com