Loading...

Njihuni me shtëpitë luksoze të të famshëmve shqiptarë !

[sgmb id=”1″]

Përveç jetës që bëjnë, ushqimit që hanë, paraqitjes fizike dhe dhuratat që u bëjnë të tjerët ose vetes, personazhet e famshme të showbiz-it shqiptar, nuk ngurrojnë të tregojnë edhe banesën ku jetojnë.

Ka pasur shpesh herë raste kur ata kanë ndarë me fansat banesat e tyre, ose një moment nga dhoma e ndenjes, që ka tërhequr vëmendjen. Pak kohë më parë, këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli ka treguar se ka një shtëpi përrallore.

Shtëpia e Gentës gjendet në Prishtinë rrugës për Gjilan dhe ajo jeton vetëm ndërsa sa i përket arredimit të brendshëm, ajo duket me shumë shije, pasi çdo gjë është e kuruar në detaj. Edhe pse Genta na tregoi vetëm një cep të shtëpisë ku banon, ne kuptuam shijen e saj dhe pasionin për muzikën që e tregon përmes pianos.Por përveç Gentës ka edhe shumë të famshëm të tjerë që na kanë treguar shtëpinë e tyre. Pak ditë më parë, blogerja e njohur Lori Hoxha publikoi një foto duke mbajtur në krahë nipin e saj London Noor. Ajo shfaqi për herë të parë një pjesë të dhomës së ndenjes, ku nuk mungonte luksi i pasqyrave dhe ndriçimi fantastik.

Këngëtari Blero dhe partnerja e tij Afrona kanë bërë edhe një hap të rëndësishëm në jetën e tyre. Ata kanë prezantuar edhe shtëpinë e tyre të ardhshme në të cilën do të jetojnë së bashku e cila duket të jetë tejet luksoze dhe shumë me stil ku dominon ngjyra e bardhë. Këtë e ka bërë të ditur vetë modelja Afrona e cila ka postuar një fotografi të shtëpisë në profilin e saj në “Instastory”. “Future” që do të thotë “E ardhmja” ka lënë mbishkrim Afrona në këtë fotografi.

Ishte fillimi i vitit të ri kur Ami prezantoi për herë të parë vilën më të re ku jeton bashkë me bashkëshortin Ermal Mamaqi dhe djalin. Shkaku i publikimit të videos u bë bora që ra në Tiranë dhe që u bë shkas që shumë shtëpi, si ajo e Amit, të zgjoheshin me oborrin e zbardhur. Ambienti ku ata kanë nisur të jetojnë prej pak kohësh, ndodhet në një nga zonat më të mira të Tiranës, është shumë modern dhe i vendosur pranë shtëpive të shumë personazheve të tjerë të njohur shqiptarë.

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj, jeton gjithashtu në një shtëpi luksoze së bashku me të dashurin e saj, Jakub Kindi. Dreshaj jeton në ShBA, ku nuk heziton që të ndajë momente me ndjekësit e saj në “Instagram”, një prej ambienteve të shtëpisë së saj luksoze, në të cilën jeton. Afërdita ka prezantuar dhomën e ndenjës, ku dallohet dekori i veçantë dhe elegant.

Shtëpia luksoze e Ermal Fejzullahut tërhoqi gjithashtu vëmendjen, pak muaj më parë, kur fotot e saj u bënë publike. Në media u përfol se ajo kap vlerën e 300 mijë eurove dhe Ermali është zhvendosur me gruan dhe 3 fëmijët për të jetuar aty.

Modelja shkodrane, Angela Martini, duket se po jeton në luksin dhe rehatinë që i ofron banesa në SHBA, së bashku me miliarderin, Dragos Savulescu. Modelja seksi ka postuar një video ku duket shtëpia përrallore e të dashurit të saj të zemrës në “Hollywood Hills”, Los Angelos.

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, ka publikuar gjithashtu disa foto në rrjetet sociale, përmes të cilave, ajo prezanton shtëpinë e saj të re. Nga pamjet e publikuara Enca duket se ka blerë shtëpinë në një nga zonat më të qeta dhe luksoze të kryeqytetit.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com