[sgmb id=”1″]
Kengetarja Linda Halimi, e cila perfaqesonte Shqiperine ne Eurovision nuk arrita ta preke dot finalen, duke e lenë këtu në mes endrren e saj dhe te Shqipërise.
Ajo, edhe pse pati nje performance qe u vleresua nga publiku dhe me gjere, nuk i grumbulloi dot piket e nevojshme per ne finale. Pas skualifikimit, Linda ka postuar një mesazh për gjithë ndjkesit e saj në rrjetet sociale.
“Falemnderit te gjitheve per kete eksperience te bukur! Kam kaluar per mrekulli ! Fat vitin tjeter Shqiperia ime”- shkruan ajo.
VENDET QE SHKUAN NE FINALE
Belgjika
Qipro
Australia
Armenia
Polonia
Portugalia
Suedia
Greqia
Azerbajxhan
Moldavia
Pas performancës, ja çfarë shkruan Eurovison për Linda Halimin
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovison, Linda Halimi ka kënduar e katërta në natën e parë gjysmëfinale të Festivalit Europian të Këngës, i cili po që zhvillohet në Kiev të Ukrainës. Linda Halimi perfomoi këngën e saj “World”, ku ka rrëmbyer duartrokitje të zjarrta nga ana e publikut.
Kujtojmë që kënga me të cilën po na përfaqëson Halimi është e kompozuar nga Klodian Qafoku dhe me tekstin e saj dhe Big Bastës është një baladë që nxjerr në pah vokalin potent të këngëtares.
Linda këndoi e 4-ëta në këtë gjysmë finale pas Suedisë, Australisë e Gjeorgjisë. Në mbyllje të performancë Linda ka falenderuar në gjuhën shqipe.
Faqja e Eurovision Song Contest ne “Facebook” shkruan: Wow Lindita! Now that’s what we call a long high note!
‘Wow Linda! Tani kjo është ajo që ne e quajmë një notë e gjata dhe e larta!” duke i bashkengjitur dhe videon e performances se saj.