Loading...

Ja si u nderuan Deshmoret e krahines ne Dukat, Tragjas dhe Orikum ! Nga Marieta Xhemalaj.

[sgmb id=”1″]

Nga Marieta Xhemalaj

Dita e Deshmoreve te atdheut eshte perkujtuar sot ne fshatin Dukat, Tragjas dhe  ne Orikum. Edmond Leka,deputeti i majte, Valter Hasani,Kryetari i PS Njesia Administrative Orikum, Neki Haskocela Kryetari i Shoqates se Veteraneve Njesia Administrative Orikum, Godo Bega veteran lufte,Melaize Selamaj Administratorja e Njesise Bashkiake Orikum, Kujtim Leskaj Kryetari i Shoqates Se Veteraneve Orikum, u perkulen me mirenjohje, nderim dhe respekt si dhe vendosen kurora e buqeta me lule ne lapidarin e deshmorit te Atdheut Shyqyri Alimerko,i cili pikerisht ne kete vend shpertheu depot e armatimit te garnizonit italian,duke dhene keshtu jeten per lirine e vendit.

“Nuk do te rreshtemi kurre se ardhuri per te nderuar,respektuar dhe vleresuar 5 Majin,Diten e Deshmoreve,per te percjelle te brezi i ri vlerat me te mira te popullit shqiptar, sidomos patriotizmin. 5 Maji do te qendroje si nje yll i pashuar ne galaktiken e historise se lavdishme te popullit shqiptar. Historikisht patriotizmi eshte vleresuar si nje dekorate e larte nderi,lavdie dhe krenarie per vepra ne dobi te atdheut,lirise dhe pavaresise se tij” tha midis te tjerash Neki Haskocela Kryetari i Shoqates se Veteraneve Njesia Administrative Orikum.

Te pranishem ne kete ceremoni ishin mesues dhe nxenes te shkolles se mesme dhe 9 vjecare Orikum te cilet shprehen mirenjohjen dhe vleresimin e tyre permes kengeve dhe recitimeve patriotike qe kishin pregatitur.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com