[sgmb id=”1″]
Thonë që televizioni është një gënjeshtër e madhe, por këtë vit “Big Brother” duket se e ka ekzagjeruar. Shumë nga banorët na kanë gënjyer dhe çdo ditë që kalon zbulohet ndonjë e re.
E fundit është ajo e Gertës, ish-konkurrentes, e cila në shtëpinë më të vëzhguar në vend hyri në çift me Denisin. Ndarja e tyre në studio me Arbanën, menjëherë sapo kishin lënë shtëpinë ngriti natyrisht një pluhur dyshimesh mbi vërtetësinë e raportit, por shfaqja e tyre jashtë sërish bashkë la të kuptohej se lidhja ishte reale.
Por, tashmë Gerta e ka pranuar hapur, që lidhja e saj me Denisin ishte vetëm një gënjeshtër që i takonte lojës dhe asgjë më shumë.
“E vetmja gjë që ai nuk do të kuptojë është që ne nuk ishim kurrë në një lidhje të vërtetë!!! Paska ngel akoma tek loja. Dhe po, e di që nuk isha për ty”, ka shkruar Gerta në Instagram, duke zbuluar kështu edhe të vërtetën.