Loading...

Flirt i hapur mes moderatores shqiptare dhe të ftuarit të saj, ‘Ty të pres që një natë përpara’.

[sgmb id=”1″]

Është një nga moderatoret shqiptare më simpatike e që kohët e fundit po përflitet shumë për projektin që ka ndërmarrë, por edhe për lidhjen e mundshme me një nga miliarderët e Shqipërisë, një lajm të cilin e përgënjeshtroi shumë shpejt. Fatlumi që u përfol se ishte në krahët e moderatores ishte Oni Hysenbelliu, por ajo sqaroi se ata ishin miq familjarisht.

Por, duke lënë pas Festivalin e Kanës, ku Albana Osmani shkëlqeu me pamjen dhe u drejtua atje për të prezantuar ndërkombëtarisht projektin bamirës ‘Ti je një luledielli’, diçka ka ndodhur në studion e ‘Top Show’ ku ajo bashkëmoderon me Alban Dudushin dhe Ervin Kurtin.

Trimi Jetullahu, këngëtari që duhet t’ju ketë rënë në sy në bashkëpunimin e Çiljetës për këngën ‘BUBU’, ka qënë një ndër të ftuarit në panel, por flirti i tij i hapur me Osmanin e sidomos mendimet e tij në lidhje me marrëdhënien femër-mashkull kanë habitur jo pak.

Gjatë diskutimin, Trimi thotë: “Kam qejf të shkoj, jo të pres. Ti të jesh e para, unë i dyti”, një frazë që ka nxitur një reagim disi serioz nga moderatorja simpatike. “Çfarë ishte kjo?”, ka replikuar ajo.

“Ti po qaje hallin që vajza bëhet gati me vonëse sepse duhet të bëjë tualetin, por do që të jetë ajo që të të presë?”

“Jo, vajza nuk duhet të lyhet, unë nuk puth grim”, ka vazhduar Trimi duke shkaktuar të qeshura, e më pas ka vazhduar me një mendim tjetër paksa të ndryshëm nga Albana Osmani, “Jo kafe në takim, kafe pihet në shtëpi, ambjent i ngrohtë, vetëm unë dhe ajo”.

Ndërkohë që ajo mbylli dikutimin me të qeshura, Alban Dudushi ka ngacmuar të ftuarin duke i thënë, “Qëpar e gjuajte Albanën’.

“Jo, në fakt ishte zhgënjyes në gjuajtje, sidomos me pjesën që duhet ta presi femra në takim” , ka thënë Osmani.

“Unë i thashë Albanës që atë e pres që një natë përpara” ka replikuar Trimi duke sikletosur moderatoren.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com