Loading...

Fëmijëria e saj ka kaluar mes peripecive dhe vështirësive të mëdha me të cilat për fat të keq ajo…

[sgmb id=”1″]

Ajo është 16 vjeç dhe vjen nga fshati Gjorme i Kurbinit. Marsilda është vajza e madhe e familjes Xhixha dhe motra e 2 vëllezërve. 

Fëmijëria e saj ka kaluar mes peripecive dhe vështirësive të mëdha me të cilat për fat të keq ajo dhe pjesëtarët e tjerë vazhdojnë të përballen akoma. Në kushte ekstreme varfërie, në një shtëpi e cila vetëm emrin ka të tillë, pa orendi dhe me ushqime të pakta i është dashur të rritet.

Prindërit janë të sëmurë, ndërsa 2 vëllezërit e vegjël kanë nevojë për kujdes. Mes ëndrrave të shumta ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e saj dëshira e saj më e madhe është të shpëtojë familjen nga varfëria ekstreme në të cilën ndodhen.

Edhe pse ende shumë e re ajo ka marrë përsipër një përgjegjësi të madhe. Ka kryer një kurs parukerie disa mujor dhe e sheh punësimin e saj si një mundësi të mirë për të shpëtuar prindërit dhe vëllezërit.Aktualisht ajo punon për pak orë në një sallon bukurie në Laç dhe pas punës vrapon për në shtëpi, atje ku qëndrojnë në çdo sekondë mendimet e saj.

Marsilda Xhixha vjen sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24” për të sjellë shembullin e një vajze të re, e cila është e gatshme të bëjë çdo lloj sakrifice që vëllezërit e saj të kenë një fëmijëri ndryshe dhe ëndrra për të pasur një shtëpi si gjithë të tjerët të bëhet më në fund realitet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com