[sgmb id=”1″]
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Çërrik. Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ndonëse është dërguar me urgjencë në spital, nuk i ka mbijetuar goditjes.
Mësohet se 68-vjeçari me inicialet H.H, banues në fshatin thanë ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit.
Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 43-vjeçarin Sokol Hysa nga Belshi dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit.