[sgmb id=”1″]
I dehuri në timon shkakton aksident, arrestohet
Policia e Sarandë ka arrestuar në flagrancë një drejtues mjeti banues në fshatin Vagalat, Sarandë.
Policia ka bërë arrestimin e drejtuesit 64-vjecar pasi duke drejtuar mjetin tip “Toyota” në aksin rrugorë Dërmish-Dhivër është përplasur me një mjet tip “Daimler Chlysler”.
Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale të këtyre dy mjeteve.
Policia Rrugore i ka bërë alkotestin ku rezultoi se ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur , në masën 0.77 mg/l në gjak.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal