Loading...

Carl Patsch në 1900 në Dukat: “Këto vise deri vonë kanë qenë të krishtere dhe kohët e fundit ..’

Ka shume shkrime qe vertetojne se myslimanizmi ne krahinen e Dukatit eshte i vone. Kete e pohon edhe arkeologu Carl Patsch, i cili ne Prill 1900 kaloi ne Radhime, Tragjas e Dukat per studime arkeologjike, i cili nder te tjera thekson se keto vise deri vone kane qene te krishtere dhe kohet e fundit kane kaluar ne islamizem.

Keshtu ne Dukat njerez shume te afert u perkasin feve te ndryshme, si psh bariu Musa Jorgaqi deri vone mbante  mbiemrin Zaharia. Carl Patsch gjithashtu shkruan se vendi ka patur kisha e vende shenjtoresh me shumice, qe me kalimin ne fene myslimane ato jane braktisur dhe sot gjenden si mbeturina.

Ky autor per Dukatin thote: “Dukati (me 1900) ka dy shkolla, njera ne gjuhen turke per myslimanet dhe tjetra ne gjuhen greke per te krishteret. Banoret e te njejtit fshat, me te njejten gjuhe dhe kombesi (origjine) mesohen keshtu ne dy gjuhe te huaja te ndryshme. Rezultati kuptohet vetiu, eshte jashtezakonisht i paket. Banoret inteligjente jane fare te pakenaqur me urdherat qe zbatohen me rreptesi nga ana e qeverise turke per te ngarkuar mendjen e femijve me fjale e fjali’ ne gjuhe te huaja, qe harrohen prej tyre plotesisht.” *

Megjithate procesi i myslimanizimit nepermjet detyrimit dhe diferencimeve ekonomike nuk u nderpre asnje here. Nenshtrimi i Himares nga Ali Pashai dhe kthimi i nje pjese te banoreve ne myslimane, ndikuan ne percarjen e kesaj krahine. Kete gje e verteton edhe kenga:

Qe ne Gumenice e lart,

Himare thone cdo fshat.

Qeme rigate me fusat,

Po osmanlliu me zanat,

I be turq e mbeme pak,

Nga nje here bejme dhe gjak…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com