Loading...

I ben foto intime gjate lidhjes,me pas e shantazhon se do t’i publikoj fotot nesa aji nuk….

[sgmb id=”1″]

Një 35-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Kavajës pasi shantazhonte se do t’i publikonte foto intime ish-të dashurës së tij, nëse kjo e fundit nuk i jepte lekë.

Mentor Leçini me banim në Kavajë, ka qenë i lidhur me vajzën e për këtë arsye ka pasur edhe foto të saj. Por në momentin që janë ndarë, 35-vjeçari ka dashur të përfitojë para prej saj, duke i bërë shantazh për publikimin në rrjetet sociale të fotove të saj personale.

Në një operacion të koduar “Shantazhi” policia e Kavajës mundi të vë në pranga djalin i cili rezulton se ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen, në bashkëpunim”.

Gjatë kohës që ka qenë i lidhur me vajzën 17-vjeçare me inicialet R. K., Leçini i ka bërë disa foto intime dhe gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj ka arritur të sigurojë dhe foto intime të pjesëtarëve të tjerë të familjarëve të vajzës.

Prej disa javësh Mentor Leçini, ka kërcënuar vëllain e ish-të dashurës së tij, se nëse nuk i dorëzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte.

Në momentin e arrestimit të Mentor Leçini, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 100.000 Lekë të reja, një aparat telefonik të dhënë nga vëllai i 17-vjeçares, për mospublikimin e fotove.

Materialet procedurale të Policisë së Kavajës i kaluan për hetime të mëtejshëm Prokurorisë së Kavajës, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com