[sgmb id=”1″]
Sipas mediave italiane një shqiptar është në gjendje të rëndë, pasi është përfshirë në një aksident me makinën me të cilën po udhëtonte.
Aksidenti të ndodhur një ditë më parë, kur shqiptari 46-vjeçar ishte duke udhëtuar me kamion kur është aksidentuar.
Ky aksident ka ndodhur në zonën e Ravenas në Itali.
Shqiptarika qenë duke udhëtuar me mjetin e rëndë në drejtim të “Porto San Vitale”, kur në një kthesë ka dalë jashtë rruge.
Mësohet se ai ka disa dëmtime në kokë dhe është dërguar me urgjencë për në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.